Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në fokus prioritetet për vitin 2023
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të mbledhë këtë të hënë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, tema së cilës është: “Analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe diskutimi i prioriteteve për vitin 2023”.
Mbledhja, e cila do të fillojë në orën 14:00, synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në vend dhe të diskutojë prioritetet për vitin në vijim.
Në këtë mbledhje, janë ftuar të marrin pjesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe të ftuar drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk do të jetë prezent, për shkak se ndodhet në Itali për një vizitë pune dhe në vend të tij do të paraqitet zv.drejtori, Sokol Bizhga.
Ndërkohë, e pranishme do të jetë edhe Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ku pritet të diskutohet për sigurinë ushqimore.
Këshilli i Sigurisë përbëhet nga 14 anëtarë dhe kryesohet nga Presidenti i Republikës.
Anëtarët e tjerë të tij janë kryetari i Kuvendit, kryeministri, 7 ministra, i Mbrojtjes, Drejtësisë, Punëve të Brendshme, Financave, Transportit, Punëve të Jashtme dhe Energjisë.
Anëtarë e tjerë janë Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.
LEXONI GJITHASHTU
Spiropali dënon deklaratën e ministres serbe: Barbarizëm verbal që turpëron Serbinë
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen “non grata” të Snezhana Paunoviç dhe paditjen për nxitje të gjenocidit
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima