Mandati i Olta Xhaçkës, PD kërkesë Kushtetueses: Çështja duhet të vijë në gjykatë

18 Janar 2023 | 11:07

Në ambientet e Gjykatës Kushtetuese ka nisur të zhvillohet që prej orës 10:00 të paradites së kësaj të marte seanca për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Marash Logu, përfaqësues ligjor i PD-së kërkoi në seancë që Kushtetuesja ta detyrojë Kuvendin ta sjellë çështjen në gjykatë.

“Kërkojmë që Gjykata Kushtetuese të detyrojë Kuvendin të sjellë cështjen në gjykatë dhe të jetë gjykata kushtetuese që të thotë fjalën e fundit”, tha Logu.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka vendosur të marrë në shqyrtim në seancë plenare kërkesat e opozitës për t’i hequr mandatin e deputetes, ministres së Punëve te Jashtme, Olta Xhaçka.

Opozita ka argumentuar në kërkesën e saj se mandati i deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka është i pavlefshëm për shkak se bashkëshorti i saj ka përfituar pasuri publike me shpalljen si investitor strategjik nga Komiteti i drejtuar prej kryeministrit Rama.

Sipas raportit të opozitës, bashkëshorti i ministres Xhaçka me anë të kompanisë se tij  ka marrë status investitori strategjik nga qeveria në përdorim për 30 vjet një plazh në Dhërmi si dhe lejen për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në këtë sipërfaqe.

Duke iu referuar ligjit për konfliktin e interesit, deputetët demokratë sjellin si argument se përfitimet nga pasuria publike e bashkëshortit te Xhaçkës  janë njësoj sikur të ishin të vetë ministres. Për këtë arsye, ata i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të vendosë për heqjen e mandatit të deputetes, Olta Xhaçka.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026