Të mësosh gjuhën e shenjave, diplomohen 5 të parët në Shqipëri
Janë instruktorët e parë të diplomuar në Shqipëri për gjuhën e shenjave.
Franceska Xhunga as nuk dëgjon e as nuk flet, por përmes gjesteve, sinjaleve me duar dhe shprehjeve të fytyrës ajo tashmë është trajnuese e gjuhës së shenjave shqipe.
“Më përpara nuk do e kisha menduar asnjëherë që kjo do ndodhte sot, unë kam shumë vite që kam mbaruar arsimin 9-vjecar, nuk kam pasur mundësi të shkoj në shkollë të mesme dhe sot falë këtij kursi unë kam një mundësi të mirë, unë kam një profesion”, shprehet Franceska Xhunga.
Në gjithë Shqipërinë ka rreth 6 mijë persona të lindur që nuk dëgjojnë dhe flasin.
“Më vjen mirë që të paktën fëmijët e mi kanë mundësi të ndjekin këtë kurs, Unë s’kam qenë asnjëherë në shkollë, as arsimin 9-vjecar nuk e kam marrë”, u shpreh një prind.
Njerëzit që nuk dëgjojnë kanë vështirësi në edukim, punësim, akses në gjuhës e shenjave, prandaj dhe ka lindur nevoja për interpretues të gjuhës së shenjave.
“Do përdorën në të ardhmen për trajnimin e prindërve, mësuesve, do jenë pjesë e shkollës së fëmijëve që nuk dëgjojnë”, tha Florjan Rojba, drejtor ekzekutiv i ANAD.
Kursi për gjuhën e shenjave shqipe pritet të shtrihet në të gjitha qendrat e formimit profesional.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut