‘Të mos sillemi si struktura paralele’, Tabaku: Përçarja është realitet i ri në PD
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se kjo forcë politike po përballet me një realitet të ri, pasi edhe për reformën territoriale, deputetët mbeten të përçarë dhe janë ngritur dy grupe.
Në një intervistë për “Euronews Albania’, Tabaku u shpreh se nëse deputetët e tjerë kanë mendime në lidhje me reformën, mund t’i shprehin.
“Është një realitet i ri në Partinë Demokratike dhe ne duhet ta njohim. Nuk bëjmë dot sikur nuk ekzisto dhe sikur nuk është atje. Unë shpresoj që të gjithë kolegët ta shohin në sy dhe të mos të sillen sikur janë pjesë e strukturave paralele.
Dje kryetari i grupit, zoti Enkelejd Alibeaj mblodhi Grupin Parlamentar për të diskutuar për reformën, diskutuam detaje të tjera. Nëse ka kolegë të tjerë të Partisë Demokratike që do sjellin mendime shtesë, besoj se kolegët që janë në Komisionin e Reformës Territoriale do t’i dëgjojnë ata me kënaqësi”, deklaroi Tabaku.
Sipas saj, reforma aktuale territoriale ka dështuar.
Nëse nuk do të ketë shtyrje, Komisioni i Reformës Territoriale pritet ta përmbyllë punën e tij në 30 shtator.
LEXONI GJITHASHTU
Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar
Hoxha: Manipulimi i informacionit, instrument presioni hibrid që dëmton demokracinë
PS do të depozitojë brenda këtij sesioni projektligjin e ndarjes territoriale
- 13:33 Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 13:18 Shkoi për mjekim me armë me vete, 54-vjeçarit nga Lezha i shkrepet pistoleta aksidentalisht
- 13:03 U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë
- 13:02 Situata e zjarreve, Rama: Kemi mbyllur procedurën për 3 avionë zjarrfikës, do të vijnë në fund të vitit
- 12:47 Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar
- 12:46 Hoxha: Manipulimi i informacionit, instrument presioni hibrid që dëmton demokracinë