Të moshuarit marrin 3000 euro pension në Itali dhe jetojnë në Shqipëri

11 Nëntor 2022 | 16:24

Nuk janë turistë, por qytetarë të Durrësit, për gati një viti. Alfio dhe Pinuccia kanë vendosur që të shijojnë vitet e pensionit në Shqipëri.

Rastësisht pamë në youtube video të Shqipërisë, erdhëm e vizituam dhe na pëlqeu dhe vendosëm të blejmë një shtëpi në Durrës, duke u kthyer në shtëpinë tonë”- shprehen ata.

Në Itali nuk ndiheshin të sigurt, pasi janë shtuar emigrantët. Kjo ishte dhe arsyeja kryesore që morën këtë vendim.

“Ashtu si në çdo vend të botës dhe këtu ka krime, por më pak se në Itali. Në Itali një vajzë nuk ecën dot në rrugë vetëm, sidomos në orët e vona.  Ndërsa këtu shohim të reja që lëvizin dhe4 nuk i shqetëson askush.

Çifti italian, marrin pension në Itali. Por nëse e krahasojmë në çmimet këtu, për ta çdo gjë është 60% më lirë se në vendin e tyre.

Unë marr rreth 3600 euro pension në Itali, pa përfshirë taksat. Ndërsa unë marrë rreth 1500 euro në muaj. Këtu vetëm me pensionin tim mund të bëjmë një jetesë shumë të mirë, pasi më këtë shumë çdo gjë është më e lirë.

Alfio dhe Pinuccia, nuk janë italianet e vetëm në Durrës. Na tregojnë se kanë shumë miq nga vendi i tyre.

“Në Durrës ka më shumë italianë sesa shqiptarë. Jemi vërtetë shumë. Kemi dëgjuar që dhe në tiranë ka shumë Italinë. Është një vend i qetë për të jetuar këtu, prandaj pensionistët si ne e preferojnë-deklarojnë ata.

Rikthimi në Itali, nuk është pjesë e planeve.

“Në Itali do të kthehemi, por si turistë. Ne jemi shqiptarë tani”- theksojnë ata

Janë më shumë se 300 italianë, që kanë zgjedhur të jetojnë në Durrës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026