Të moshuarit në Korçë s’paguajnë biletë për transportin urban

14 Mars 2022 | 09:04

Këta të moshuar sot janë duke pritur autobusin. Ndryshe nga të moshuarit e tjerë në Shqipëri, këta gjyshër në Korçë nuk paguajnë asnjë biletë për transportin publik, prej vitit 2011.

Euronews Albania pyeti disa prej tyre se sa lehtësi u sillte kjo ndihmesë. “Jo nuk e paguajmë, falas e kemi. Jam me librezë”, u shpreh një i moshuar.

“E kam falas transportin”, tha një tjetër. Lorena Saro, punonjëse e bashkisë së Korçës shprehet se kjo është një nga ndihmat e shumta që ky institucion jep për këtë grup-moshë.

“Pas shumë projektesh që Bashkia Korçë ofron për moshën e tretë siç është edhe hapja e qendrave komunitare, të cilat ofrojnë shërbime si kafe mëngjesi ose shtypin e ditës falas për moshën e tretë, Bashkia Korçë ka nisur një projekt tepër ambicioz afatgjatë siç është edhe kartat e pensionistit. Që prej vitit 2011, ky shërbim ofrohet falas për gjithë moshën e tretë në qytetin e Korçës”, u shpreh ajo.

10 milionë lekë të reja i kushton kjo nismë Bashkisë së Korçës, ndërkohë që synohet që e njëjta iniciativë të shtohet e tek grupet e tjera në nevojë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026