Të moshuarve në Shqipëri u mungojnë qendrat rekreative

25 Tetor 2021 | 19:44

Prej 50 vitesh shoqëri, Anastas Gjergo dhe Vlash Lala kohën e lirë e kalojnë me njëri tjetrin.

“Jemi gjithmonë në aktivitet, kështu që në një kohë të lirë takohemi, ulemi bisedojmë, pimë një kafe, se dhe pak jetë na ka mbet”, thotë Anastas Gjergo.

Mungesa e qendrave ditore për të moshuarit, bën që për ta aktivitetet mbizotëruese në qytet të jenë shëtitjet, loja me domino, apo xhirot me biçiklete.

Në Shqipëri, vetëm Tirana, Kamza dhe Saranda kanë qendra ditore, ku ofrohen shërbime të ndryshme për të moshuar si aktivitete sociale- kulturore si dhe kujdes shëndetësor.

Kapaciteti total i këtyre qendrave në Shqipëri shkon në rreth 440 të moshuar, në një kohë kur në të gjithë vendin ka rreth 650 mijë pensionistë.

“Mirë do ishte të kishte ndonjë ambient për pensionistë”, thotë një i moshuar.

“Duhet të kishte, po nuk ka qendra argëtimi Durrësi me thënë të drejtën”, thotë një tjetër.

Por në fshat, përditshmëria e të moshuarve është ndryshe. Ata kryesisht merren me punët e tokës. Burrat në kohën e lirë mblidhen në kafen e lagjes, ndërsa gratë në banesat e tyre.

“Në kohën e lirë, merrem me punë të shtëpisë, çfarë kam te bahçe, pres dru. Gratë më shumë rrinë në shtëpi, disa merren me lopë, me blegtori. Ka më gjallëri jeta kur ka aktivitete, po këtu nuk ka”, thotë një i moshuar nga fshati Pezë.

Sociologia, Marsi Simo thotë se mosha e tretë e ka më së shumti të nevojshme të ndjehet e përfshirë në shoqëri përmes shërbimeve që u ofrohen.

“Ne jemi qenie sociale, nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin. Po jo pa tjetrin thjesht si individ, por për një grup shoqëror për të marrë dhe për të dhënë. Dhe përfitimet do të ishin shëndetësore, e ndarë fizike dhe psiko-sociale”, thotë Simo.

Dallimi mes jetës sociale të të moshuarve vihet re dukshëm në qytetet dhe vende të ndryshme, për sa kohë që shërbimet ofrohen të diferencuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit

Ekonomia shqiptare vijon të ndjekë një trajektore të qëndrueshme rritjeje dhe konsolidimi gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa treguesit fiskalë dhe makroekonomikë konfirmojnë...
12:26 | 28/07/2026

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026