Të ndalen sulmet vetëvrasëse në centralin bërthamor të Zaporizhias, thotë OKB-ja
Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres ka bërë thirrje për dhënie fund të operacioneve ushtarake rreth centralit më të madh bërthamor në Evropë në Zhaporizia të Ukrainës jugore.
Ky qytet është goditur nga një seri bombardimesh që nga e premtja e kaluar, me forcat ruse dhe ukrainase që fajësojnë njëra-tjetrën për sulmet, shkruan Euronews.
“Çdo sulm ndaj centraleve bërthamore është një gjë vetëvrasëse,” u tha Guterres gazetarëve në Tokio, duke shtuar se inspektorët ndërkombëtarë duhet të lejohen të hyjnë menjëherë në central.
Deklarata nga shefi i OKB-së vijnë pasi kompania shtetërore e energjisë e Ukrainës tha të dielën se një punëtor në uzinën e Zaporizhzhia u plagos nga bombardimet ruse të shtunën në mbrëmje.
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) ngriti shqetësime të mëdha rreth bombardimeve në Zaporizhia, duke paralajmëruar për një katastrofë bërthamore të mundshme.
LEXONI GJITHASHTU
Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati
Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari
Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 17:06 Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati
- 16:44 Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari
- 16:31 Irani dënon sulmet e Ukrainës në Detin Kaspik
- 16:19 Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
- 16:11 Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
- 16:01 Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)