Të ndaluara në 120 vende| Çfarë janë bombat thërrmuese që do i dërgohen Ukrainës

8 Korrik 2023 | 09:47

Presidenti i SHBA-së Joe Biden miratoi të premten dërgimin e bombave thërrmuese në Ukrainë pas rekomandimit unanim të ekipit të tij të sigurisë kombëtare, tha këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan. Municionet thërrmuese do të përfshihen në paketën e re të ndihmës ushtarake amerikane, me vlerë 800 milionë dollarë.

Municionet thërrmuese, të cilat u përdorën për herë të parë gjatë Luftës së Dytë Botërore, zakonisht lëshojnë një numër të madh bombash më të vogla, të ashtuquajtura “bombeta” dhe njihen për “zgjedhjen” pa kriter të viktimave. Një pjesë e konsiderueshme e bombave nuk shpërthejnë në goditje, por kjo ndodh kur ato bien në tokë të lagësht ose të butë. Gjithashtu, ato “bomba” që nuk shpërthejnë mund të qëndrojnë joaktive për vite me radhë derisa dikush t’i marrë apo t’i shkelë.

Nga pikëpamja ushtarake, ato konsiderohen shumë efektive kur përdoren kundër trupave tokësore në llogore dhe pozicione të ngulitura.

Megjithëse armë të tilla janë të ndaluara nga Konventa e vitit 2008 për Municionet Thërrmuese, e nënshkruar nga 120 vende, Biden tha në një intervistë për CNN, e cila do të transmetohet të dielën, se vendimi ishte “i vështirë”, por se ishte i nevojshëm në kundërsulmin kundër Rusisë.

“Ishte një vendim shumë i vështirë nga ana ime. Meqë ra fjala, fola për këtë me aleatët tanë dhe miqtë tanë nga Kapitol. Ukrainasve po u mbarojnë municionet,” tha ai.

Biden theksoi gjithashtu se bombat thërrmuese po dërgohen vetëm “përkohësisht” derisa SHBA të jetë në gjendje të prodhojë më shumë artileri 155 mm.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026

“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)

Një “ndëshkues” misterioz, i njohur si “Batmani i Lagos de Morenos”, ka shkaktuar trazira në Meksikë, pasi dyshohet se identifikon persona që i konsideron të...
22:08 | 29/06/2026

Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se nuk ka mbajtur asnjëherë një qëndrim antiamerikan, duke theksuar se beson në një Perëndim të bashkuar. Në një...
21:53 | 29/06/2026