”Të ndëshkojmë Kinën”- Deklarata e fortë e Stoltenberg dhe raporti NATO – Pekin

18 Qershor 2024 | 14:40

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se Kina duhet të përballet me pasoja për mbështetjen e luftës së Rusisë në Ukrainë, nëse nuk ndryshon kurs.

Në një intervistë për BBC, Stoltenberg tha se Pekini po përpiqet të luajë i ulur në dy karrige, duke mbështetur përpjekjet luftarake të Rusisë nga njëra anë dhe duke ruajtur marrëdhëniet me aleatët evropianë nga ana tjetër.

“Kjo nuk mund të vazhdojë më tej”, theksoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës gjatë një vizite në Uashington.

Ai bëri me dije se në nivel evropian po zhvillohen bisedime për sanksione të mundshme ndaj gjigantit aziatik.

“Kina po i ofron teknologji, kryesisht pajisje mikro-elektronike, Rusisë, të cilat përdoren për të prodhuar raketa dhe armatime për të sulmuar Ukrainën”, tha Stoltenberg.

“Në një moment të caktuar, ne duhet të shqyrtojmë përballjen me pasoja ekonomike nëse Kina nuk ndryshon qasjen e saj”, nënvizoi sekretari i përgjithshëm.

Pekini është aktualisht i sanksionuar për mbështetjen që i jep Moskës. Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara njoftuan kufizime për rreth 20 kompani kineze, me bazë në Kinë dhe Hong Kong.

Nga ana e tij, gjiganti aziatik është mbrojtur duke thënë se nuk po i shet Moskës armë vdekjeprurëse dhe se me kujdes po menaxhon eksportin e artikujve teknologjikë, në bazë të ligjeve dhe rregullave ndërkombëtare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje të mëdha në luftë dhe mungesë ushtarësh, Rusia po rekruton me forcë burra për të luftuar në Ukrainë

Një grua ruse qante me dënesë derisa një grup burrash rrinin ulur në errësirën e një furgoni të bardhë; një tjetër i bërtiste një ushtari...
17:34 | 02/07/2026

Qeveria franceze do të përballet me votë mosbesimi, shkak mënyra sesi përballoi valën e të nxehtit

Ligjvënësit francezë të Partisë së Gjelbër paraqitën të enjten një mocion mosbesimi kundër qeverisë për shkak të mënyrës se si ajo përballoi një valë të...
17:31 | 02/07/2026

Aeroportet evropiane në alarm, sistemi EES sjell vonesa dhe radhë të gjata

Sistemi EES, një mekanizëm për regjistrimin e shtetasve të huaj që hyjnë dhe dalin nga zona Schengen, rrezikon të shkaktojë kaos në aeroportet evropiane gjatë...
17:26 | 02/07/2026