Të paktën 10 të vrarë nga të shtënat në SHBA

22 Janar 2023 | 13:52

Një sulmues ka vrarë 10 persona dhe ka plagosur 10 të tjerë në një klub vallëzimi në Los Anxhelos, pas festimit të Vitit të Ri Hënor. Autoritetet janë në kërkim të të dyshuarit pas të shtënave masive.

Andrew Meyer nga departamenti policor në Los Anxhelos tha se të plagosurit janë dërguar në spital, duke theksuar se disa janë në gjendje stabile, e disa në gjendje kritike. Ai tha se 10 persona vdiqën në vendngjarje në qytetin Monteri Park.

Meyer tha se qytetarët u larguan nga vendi i ngjarjes duke bërtitur, pasi policia arriti në orën 22:30.

Festimet për Vitin e Ri Hënor mbledhin mijëra vetë.

Monteri Park gjendet 13 kilometra në lindje të Los Anxhelos. Ky qytet ka afër 60.000 banorë dhe është shtëpi e një komuniteti të madh aziatik.

Një dëshmitar i ka thënë Los Angeles Times se tre persona hyn në restorantin e tij dhe i thanë të mbyllte dyert pasi në atë zonë ishte një person me armë automatike, shkruan REL.

Festivali vjetor për Vitin e Ri Hënor zgjat një javë dhe më herët ka mbledhur mbi 100.000 vizitorë.

Këto ishin të shtënat e pesta masive në SHBA gjatë këtij muaji, thuhet në të dhënat e databazës së Associated Press dhe USA Today, sa i përket vrasjeve masive në Shtetet e Bashkuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apple padit OpenAI: Fitoi akses në të dhëna konfidenciale përmes punësimit të ish-punonjësve

Apple ka akuzuar OpenAI-n se ka fituar akses në informacione të vlefshme konfidenciale përmes punësimit të ish-punonjësve të saj. Në një padi federale të ngritur...
17:28 | 11/07/2026

Padia për shpifje ndaj Patrick Byrne, Hunter Biden fiton 1.7 milionë dollarë dëmshpërblim

Një gjyqtar federal mori vendimin të premten lidhur me padinë e ngritur nga Hunter Biden ndaj ish-drejtorit ekzekutiv të Overstock.com, Patrick Byrne. Gjykata vendosi dëmshpëshpërblim...
17:19 | 11/07/2026

Sulmohen gazetarët në Bregun Perëndimor, arrestohen 4 persona

Katër kolonë izraelitë u arrestuan në Bregun Perëndimor me akuzën e sulmit ndaj gazetarëve pranë qytetit palestinez Sinjil. Sipas një deklarate nga policia izraelite, gazetarët...
17:03 | 11/07/2026