Të shtëna me armë zjarri në festën në Florida, 8 të plagosur

17 Janar 2023 | 14:27

Tetë persona u plagosën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në festën e Ditës së Martin Luther King të hënën mbrëma në Fort Pierce, Florida.

Të shtënat filluan rreth orës 17:20 pranë një parku pas “një lloj mosmarrëveshjeje” midis dy grupeve, tha një zëdhënës i policisë.

Një nga viktimat ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa katër persona të tjerë mbetën të lënduar ndërsa largoheshin nga vendi i ngjarjes.

“Ishte kaos, ju mund ta imagjinoni vetëm kur filluan të shtënat. Kishte mbi një mijë njerëz në ngjarje. Kur plumbat filluan të fluturonin njerëzit vraponin në të gjitha drejtimet,” tha zëvendës shefi i policisë Brian Hester.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Algjeria përballet me mbi 100 zjarre, zgjerojnë personelin në 45 provinca

Algjeria ka dhënë urdhër për mobilizim urgjent të personelit të mbrojtjes civile në 45 provinca, ndërsa vendi po përballet me më shumë se 100 zjarre...
10:21 | 17/07/2026

Japonia ndryshon rregullat e trashëgimisë perandorake, gratë ende jashtë linjës së pasardhësve

Parlamenti i Japonisë miratoi të premten një projektligj për të rishikuar Ligjin e Shtëpisë Perandorake të vendit, i cili përcakton linjën e trashëgimisë së fronit...
10:12 | 17/07/2026

Një raketë godet një cisternë pranë brigjeve të Omanit, trafiku “i paralizuar” në Hormuz pas sulmeve SHBA-Iran

Një sulm i ri ndaj një anijeje cisternë është regjistruar në Gjirin e Omanit , ndërsa konflikti midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit shkakton turbulenca...
09:58 | 17/07/2026