Të paktën 129 të vdekur nga përmbytjet në Nepal, 62 rezultojnë të zhdukur
Të paktën 129 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Nepal, ndërsa 62 persona janë të zhdukur, raportojnë sot mediat lokale.
Për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në vendin me rreth 30 milionë banorë, shkollat do të mbyllen për tre ditët e ardhshme, konfirmuan sot zyrtarët lokalë, njoftoi Reuters.
Përmbytjet kanë paralizuar trafikun dhe aktivitetet e përditshme në Luginën e Katmandu, dhe tre autostrada, duke përfshirë rrugën kryesore Prithvi që lidh Katmandu me pjesën tjetër të vendit, janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut, tha zëdhënësi i ministrisë së brendshme të Nepalit, Rishiram Tiëari.
“Trafiku i autobusëve është i ndaluar në rrugë gjatë natës dhe shoferët këshillohen të mos dalin në rrugë. Shiu pritet të vazhdojë gjatë fundjavës”, tha Tiwari, raportoi AP më herët.
Pjesë të Katmandu u përmbytën plotësisht, si dhe shumë shtëpi, duke i detyruar banorët të strehoheshin në katet e fundit të ndërtesave të tyre të banimit dhe forcat e sigurisë nepaleze u vunë në gatishmëri të lartë.
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid