Të rinjtë interes për t’u vaksinuar, të moshuarit në radhë për dozën e tretë
Kanë pritur deri tani, por për shumë arsye kanë vendosur të vaksinohen.
“Po bëj dozën e parë, Pfizer. Kam pritur kaq gjatë sepse nuk doja ta bëja, por tani po shoh që është shtuar numri i të infektuarave dhe po e bëj për të qenë më e sigurt dhe për familjen time”, u shpreh një vajzë.
Të tjerë kanë vendosur të vaksinohen sepse nuk u lejohet të udhëtojnë jashtë vendit.
“Po bëj dozën e parë. Më parë nuk më është dashur ta bëj, tani më duhet ta bëj sepse do të udhëtoj jashtë”, tha një tjetër qytetare.
Shefja e Shërbimit Parësor, Ariela Malaj na shpjegon se kryesisht janë të rinjtë, të cilët po interesohen më shumë për t’u vaksinuar.
“Është rritur interesi prej më shumë se 1 muaji, sidomos tek të rinjtë që po bëjnë dozën e parë. Edhe doza e tretë është pritur shumë mirë, interesimi është shumë i lartë”, u shpreh ajo.
Ndërkohë nuk mungojnë edhe ata që po bëjnë dozën e tretë, kryesisht të moshuar.
“Tani është e treta se dy të parat i kam bërë në Kanada”, tha një qytetare.
Prej datës 1 nëntor ka nisur edhe aplikimi i vaksinës tek fëmijët mbi 12-vjeç, kryesisht ata me sëmundje kronike, por nga autoritetet shëndetësore nuk është vënë asnjë e dhënë sesa është numri i këtyre fëmijëve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet