Të rinjtë izraelitë dynden drejt Ministrisë së Mbrojtjes, të gatshëm për të luftuar
BBC raporton se në Ministrinë e Mbrojtjes në Tel Aviv ka gjatë gjithë kohës grupe të rinjsh të cilët shkojnë të armatosur, të gatshëm për të marrë pjesë në luftë.
Shërbimi ushtarak është i detyrueshëm në Izrael, gjë që shpesh krijon një lidhje të ngushtë të qyetarëve me ushtrinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes.
“Disa të rinj mbërrijnë me rroba civile, të shoqëruar nga prindërit e tyre dhe më vonë rikthehen me mjete luftarake.
Është një formë rekrutimi për atë që Izraeli thotë se është përpjekja e tij për të shkatërruar përfundimisht Hamasin”, shkruan Nick Beake, reporter i BBC.
Ai shton se një shofer taksie i cili kishte pranuar ta shoqëronte për disa xhirime, kërkoi falje duke thënë se i duhej të largohej pasi aftësitë e tij si specialist i kërkim-shpëtimit ishin të nevojshme.
“Nga ana tjëtër një grua nën një flamur të madh izraelit tha se është e dëshpëruar të thirret, por i është thënë se nuk është e nevojshme për momentin.
Po kërkohen qindra mijëra rekrutë – dhe shumë njerëz në situatën aktuale po shkojnë në jug drejt operacionit tokësor të shumëpritur në Gaza”, shkruan Beake.
LEXONI GJITHASHTU:
Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari
Irani dënon sulmet e Ukrainës në Detin Kaspik
1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar
- 16:44 Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari
- 16:31 Irani dënon sulmet e Ukrainës në Detin Kaspik
- 16:19 Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
- 16:11 Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
- 16:01 Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili