Të rinjtë nuk dinë si votohet në zgjedhjet lokale, gjetjet e Barometrit
Të rinjtë shqiptarë nuk janë të informuar se si votohet në zgjedhjet lokale. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania se sa fletë votimi ka në zgjedhjet lokale, ata që janë përgjigjur ‘nuk e di’ janë më shumë të rinj.
Grupmosha 18-24 vjeç zënë 56.7% të kësaj kategorie, edhe pse kanë të drejtë vote. Ka një diferencë të madhe prej 34,4% mes grupmoshës 18-24 vjeç, që zë vendin më të madh dhe grupmoshës pasuese 25-34 vjeç.
Ndërsa kurba e grupmoshës e atyre që nuk e dinë se sa fletë votimi ka vjen në zbritje kur mosha rritet, diferencë bën vetëm grupmosha 65-75 vjeç e cila zë 20.3% por sërish një shifër shumë më e ulët krahasuar me të rinjtë.
Por të rinjtë janë të painformuar edhe për ata që vendosin për buxhetin vjetor të Bashkisë. Në listën e atyre që janë përgjigjur nuk e di, 44.9% i përkasin grupmoshës 18-24 vjeç pasuar nga grupmosha 35-44 vjeç me 33.7%.
Edhe kur vjen fjala tek ata që vendosin për taksat dhe tarifat, sërish janë të rinjtë ata që janë më pak të informuar. Nga ata që janë përgjigjur nuk e di, grupmosha 18-24 vjeç zë 45.9%, pasuar nga grupmosha 45-54 vjeç me 32.3%, një diferencë prej 13.6%. Ndërsa kurba në vijim vjen vetëm në zbritje.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar


