Të rinjtë pyetje direkte për Manjën dhe Kason mbi vettingun dhe OFL-në
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja dha shpjegim përballë të rinjve në “Rinvote” për rezultatet e “Operacionit Forca e Ligjit”.
Ai theksoi se ka aktualisht 105 vendime gjykate, përmes të cilave janë sekuestruar 614 pasuri të paligjshme për 78 grupe kriminale.
“Në shkurt deri në dhjetor 2020 ka vepruar ligji i OFL-së. Po, nëse doni rezultatet e këtij ligji janë këto: 535 praktika policore të verifikuara, 234 raste të referuara në SPAK, 105 vendime gjykate për 614 pasuri të sekuestruara dhe të konfiskuara për 78 grupe kriminale në Shqipëri. Këto janë rezultate OFL-së në një kohë kaq të shkurtër”, tha ai.
Teksa iu përgjigj aktivistes, Silvana Rusi, z. Manja tha se prokurorët dhe gjyqtarët që janë “djegur” nga vettingu nuk kanë imunitet përballë ndjekjes penale nëse nuk justifikojnë pasuritë.
“Sigurisht që pjesë e këtij procesi ka qenë dhe gjyqtarë dhe prokurorë, të larguar nga sistemi i djegësisë. Vetting është proces administrativ. Asnjëri nga gjyqtarët nuk kanë imunitet karshi ndjekjes penale për pasuritë që nuk justifikojnë”, tha ai.
Aktivisti Mario Këputa i kërkoi llogari z. Ivi Kaos se çfarë do të bëjë PD-ja me ata persona, të cilat janë shkualifikuar nga vettingu, por që ende punojnë në institucione arsimore, për këtë ai bëri këtë shpjegim:
“Gjyqtarët që kanë dalë nga sistemi për shkak të vettingut unë besoj se duhet të ketë qartësi, ose ata kanë cenuar besimin e publikut, ata duhet të shkojnë para drejtësisë dhe përballen me ligjin. Në rast se ka mosveprim të institucioneve të reja të drejtësisë, ndryshe ata duhet të përballen me jetën në mënyrën e tyre që ata dinë të bëjnë”, theksoi ai.
Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime
Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës