“Të sekuestrohen të gjitha pasuritë”, SHBA publikon akuzat për Maduron: Trafik droge, armësh dhe narkoterrorizëm

3 Janar 2026 | 16:32

Sipas aktakuzës të ngritur nga Gjykata Federale e SHBA-së për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, ndaj Nicolás Maduro dhe bashkëpunëtorëve të tij ngrihen këto akuza kryesore:

1.         Komplot për narkoterrorizëm

Akuzohen se, për më shumë se 25 vjet, kanë bashkëpunuar me organizata terroriste dhe kartele droge për trafikun e sasive masive të kokainës drejt Shteteve të Bashkuara, duke financuar aktivitete terroriste.

2.         Komplot për importimin e kokainës në SHBA

Akuzohen për organizimin, financimin dhe mbrojtjen shtetërore të trafikut ndërkombëtar të kokainës, përfshirë përdorimin e avionëve, porteve dhe infrastrukturës shtetërore.

3.         Prodhim, shpërndarje dhe posedim i kokainës me qëllim importimi

Përfshin shpërndarjen e mbi 5 kilogramëve kokainë (në praktikë, qindra tonë), me dijeni se droga do të hynte ilegalisht në territorin amerikan.

4.         Përdorim dhe posedim armësh të rënda gjatë krimeve të drogës

Akuzohen për përdorimin dhe mbajtjen e mitralozëve dhe mjeteve shpërthyese në funksion të trafikut të drogës dhe për mbrojtjen e tij.

5.         Komplot për përdorimin e armëve të rënda

Bashkëpunim i organizuar për armatosje të grupeve kriminale dhe terroriste në këmbim të fitimeve nga droga.

6.         Konfiskim pasurie (forfeiture)

SHBA kërkon konfiskimin e të gjitha pasurive që rrjedhin nga trafiku i drogës dhe aktivitetet kriminale, përfshirë pasuri zëvendësuese nëse ato janë fshehur ose transferuar.

Këto akuza përfshijnë edhe figura të larta të regjimit venezuelian dhe lidhje me grupe si FARC, ELN, Karteli Sinaloa dhe organizata të tjera kriminale ndërkombëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026