“Të shkonim te Berisha, në shtëpi ose…”, Deputeti Agalliu flet për “Djathtas 1912”

14 Tetor 2024 | 20:57

Deputeti Arbi Agalliu, pjesë e grupimit të ri politik “Djathtas1912”, ishte i ftuar në Euronews Now me Erla Mëhillin për të diskutuar rreth rolit të opozitës në jetën politike shqiptare.

Agalliu shpjegoi se grupimi i tij u distancua nga Partia Demokratike nën drejtimin e Sali Berishës, duke theksuar se në atë strukturë nuk lejohej diversiteti i mendimeve dhe bindjeve.

Ai theksoi se mungesa e lirisë së shprehjes e motivoi grupimin e Enkelejd Alibeaj të ndaheshin nga Berisha dhe të krijonin një alternativë të re për elektoratin.

“Për fat të keq, Partia Demokratike kaloi në një kalvar peripecish që pengoi shprehjen e lirë të mendimeve të kolegëve që mendonin ndryshe. Ne bëmë një ndarje të qartë në shtator të vitit 2021, duke e konsideruar se e ardhmja e vendit nuk duhet përfaqësuar nga një klasë politike me një të shkuar korruptive,” tha Agalliu.

Ai përmendi se pas mbylljes së një cikli, grupimi u përball me tri mundësi: të riktheheshin te Berisha, të iknin nga politika ose të krijonin një mënyrë për t’u përfaqësuar si individë që besonin në vlera të caktuara.

“Ashtu siç duhet të japim meritën shumë kolegëve të asaj force  për gjërat e mira që kanë bërë. Me mbylljen e një cikli të caktuar e gjetëm veten përballë 3 mundësive. Një mundësi ishte që ashtu si disa kolegë të shkonim tek zoti Berisha, një rrugë ishte të shkonim në shtëpi dhe një alternativë ishte të gjenim një mënyrë për t’u përfaqësuar, individë që besonin në disa gjëra,” –tha Agalliu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme, në lagjen “Vasil Shanto”. Lokalizohet...
17:09 | 16/07/2026

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026