“Të shkruajmë historinë ndaj Spanjës”- Manaj premton maksimumin ndaj iberikëve

20 Qershor 2024 | 15:55

Kombëtarja shqiptare nuk është dorëzuar, ndërsa do të provojë të marrë fitoren ndaj Spanjës në ndeshjen e fundit, në mënyrë që të sigurojë qëndrimin në Euro 2024. Kuqezinjtë janë rikthyer në stërvitje pas barazimit ndaj Kroacisë, ndërsa në konferencën e radhës për shtyp ishte sulmuesi Rey Manaj.

“Morëm dy gola për katër minuta, goli i dytë mund të ishte edhe faull. Do ishte shumë e rëndësishme të merrnim tre pikë, tani duhet të fitojmë me Spanjën për të kaluar grupin. Presim ndeshjen e sotme, nëse fiton Spanja sot mund të kemi më shumë shanse. Këto tre ditë do të përgatitemi që të bëjmë historinë dhe të marrim tre pikë kundër Spanjës”, deklaroi Rey Manaj.

Më tej bomberi i Sivasspor analizoi la furia roha, ndërsa shpreson tek fitorja e tyre me Italinë.

“Është ekip shumë i madh. Nëse mposhtin sot Italinë, kemi shpresa. Kanë lojtarë me kualitet dhe janë emra të mëdhenj. Ne duhet të bëjmë ndeshjen tonë, nuk duhet të shohim lojtarët e tjerë, të japim 100% nga minuta e parë deri në fund”, tha Manaj.

Atmosfera është pozitive, me lojtarët kuqezi të cilët do të japin maksimumin në përballjen e tretë, me skuadrën më të fortë të grupit. Kujtojmë se aktualisht Shqipëria renditet në vendin e tretë me 1 pikë, ndërsa në të katërtin qëndron Kroacia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026