Të shpallur në kërkim kombëtar, policia vë në pranga 4 persona në Tiranë
Katër persona të cilët janë shpallur në kërkim kombëtar për kryerjen e veprave të ndryshme penale janë arrestuar në Tiranë në saj të një operacioni policor.
Këta persona persona nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin dhe kërkoheshin për vepra të ndryshme: Julian Hasa, 31 vjeç është dënuar nga Gjykata e Lartë me 4 vjet e gjysmë burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
I kërkuari Denard Buci, 24 vjeç është arrestuar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga dënimi, 24-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 2 vjet e 5 muaj burgim;
Svjetllana Jakupi nga Kosova ishte në kërkim pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës
Lorenc Telhallari, 24 vjeç, ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”. Ky shtetas së bashku me babain e tij shtetasin Arjan Telhallariti u ndalua me datë 18 Maj, pasi dyshohen si autorët e ngjarjes me datë 29.04.2025, në Ali Dem te zyrat e PSD.
LEXONI GJITHASHTU:
“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni
- 17:09 SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike