Të shtëna me armë drejt një servisi në aksin Prishtinë- Ferizaj, dëmtohen 6 makina! Gjenden 16 gëzhoja
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pas mesnatës në aksin Prishtinë- Ferizaj. Policia bën me dije rreth orës 00:20 persona të veshur me të zeza dhe me helmeta në kokë duke drejtuar një motoçikletë kanë qëlluar me armë në drejtim të një servisi makinash.
Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar rreth gjashtë vetura dhe katër xhama të objektit. Autoritetet menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e sekuestruar 16 gëzhoja.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM / MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL APO POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS / Magjistralja Prishtinë-Ferizaj 25.04.2026-00:20-00:25. Raportohet se persona të panjohur të veshur me të zeza dhe me helmeta në kokë duke drejtuar një motoçikletë dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një auto salloni.
Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar rreth gjashtë vetura dhe katër xhama të objektit ku vlera e dëmit nuk dihet. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 16 gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, njofton policia.
KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve
FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”
Përleshje fizike në Prishtinë, plagosen 2 persona. Dyshohet se është përdorur edhe një armë
- 08:54 Zelenskyy drejtuar Bjellorusisë: Hiqni pajisjet e sinjalizimit të përdorura nga Rusia, ose do ta bëjmë ne
- 08:32 Trump zbulon avionin e Katarit 747 që do të shërbejë si avion i ri presidencial
- 08:28 Armëpushimi në Liban “ringjall” bisedimet SHBA-Iran, Witkoff dhe Araqchi drejt Zvicrës
- 08:20 Përplasje fatale mes dy trenave në Bedford të Anglisë, humb jetën një makinist. Plagosen 89 persona të tjerë
- 08:13 Brazili “shkatërron” Haitin dhe merr fitoren e parë në Botëror, kombëtarja e Karaibeve eliminohet
- 08:09 Kupa e Botës 2026, Paraguai mposht Turqinë 1-0 dhe merr tre pikë të rëndësishme