Të shtëna me armë në Gjakovë, vritet një person! Plagoset edhe një 29-vjeçar
Të shtëna me armë janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hënë në Gjakovë. Si pasojë e të shtënave mësohet se ka humbur jetën një 38-vjeçar. Gjithashtu ka mbetur i plagosur një tjetër person rreth 29 vjeç.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë.
“Rreth orës 05:30 jemi njoftuar se në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor”, tha Elezaj.
Ai theksoi se personi i plagosur është dërguar në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore.
“Personi tjetër i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor. Njësitë përkatëse policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe është njoftuar prokurori i shtetit, i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha Elezaj.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit apo autorëve që hapën zjarr dhe vranë 38-vjeçarin.
Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon
Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse
- 22:09 “PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar