Të shtëna me armë në Kukës pas një konflikti, autori në kërkim

5 Shtator 2025 | 21:35

Rreth orës 20:50 të mbrëmjes së sotme, në lagjen nr. 5 të qytetit të Kukësit, një konflikt për motive të dobëta mes dy shtetasve ka përfunduar me të shtëna armësh.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale U. D. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit me iniciale A. A., pas një mosmarrëveshjeje. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka të lënduar.

Autori i dyshuar është në kërkim nga policia, e cila ka nisur menjëherë punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Në vendngjarje është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026