Të shtëna me armë në Vlorë, raportohet për 1 të vdekur

7 Janar 2024 | 22:30

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në qytetin e Vlorës. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ka humbur jetën shtetasi Gëzim Sinomati, 23 vjeç.

Vrasja ka ndodhur në afërsi te poliklinikes se qytetit, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimit e autorit, ose autorëve, si dhe kapjen e tyre.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026