Të shtënat me armë ndaj shqiptarëve në Itali, arrestohet 23-vjeçari. Çfarë dyshohet

10 Mars 2024 | 10:39

Një 23 vjeçar shqiptar është arrestuar dhe 3 shtetas të tjerë shqiptarë janë shpallur në kërkim nga Policia italiane, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në Frosinone, ku pas një përplasje me armë zjarri humbi jetën një shtetas shqiptar dhe u plagosën rëndë 3 të tjerë.

La Repubblica shkruan se sherri mes dy bandave rivale të shqiptarëve ka shpërthyer brenda lokalit Shake. Më pas të dy grupet u përballën me njëri-tjetrin në rrugë.

Viktimat ishin ulur në një tavolinë në restorant, ndërsa dy prej tyre mbërritën me një Lancia Ypsilon pak para orës 19:30 dhe filluan të debatojnë me ta. Pas disa debatesh, njëri nga burrat që doli nga makina nxori një armë dhe qëlloi me shpejtësi disa herë, duke goditur të katër personat në tavolinë.

Njëri prej tyre ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa tre të tjerë të plagosen. Po ashtu dyshohet se shkak për sherrin të kenë qenë konfliktet për kontrollin e territorit për trafikun e drogës dhe prostitucionit.

Për ngjarjen reagoi edhe kryebashkiaku i Frosinones i cili tha se ishte i shokuar nga krimi i rëndë që ndodhi në lokalin më të frekuentuar nga të rinjtë e qytetit.

“Jam i shokuar, nuk mund të them asgjë. Për mua kjo që ndodhi është e pashpjegueshme. Është një plagë për të gjithë qytetin. Mund të konfirmoj që nesër në mëngjes do të flasim me prefektin”, tha Riccardo Mastrangeli.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të krimit të rëndë që tronditi vendin.

Ndërkohë ende nuk dihet identiteti i shqiptarëve të vrarë dhe të plagosur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026