Të shtënat në darkën e Trump, Obama: Duhet të hedhim poshtë idenë se dhuna ka vend në demokracinë tonë

27 Prill 2026 | 09:21

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me të shtënat në darkën e Donald Trump në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Obama si shumë liderë botërorë ka vënë theksin se duhet të hidhet poshtë ideja se dhuna ka vend në demokraci.

“Edhe pse ende nuk i kemi detajet rreth motiveve të të shtënave të mbrëmshme në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, është detyrë e të gjithëve ne të hedhim poshtë idenë se dhuna ka vend në demokracinë tonë. Është gjithashtu një kujtesë e thellë e guximit dhe sakrificës që agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së tregojnë çdo ditë. Jam mirënjohës ndaj tyre – dhe mirënjohës që agjenti që u qëllua do të jetë mire”, shkruan Obama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u detyrua të strehohej pasi u dha një alarm për sulm ajror gjatë vizitës së saj në...
09:27 | 16/07/2026

Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian nuk kanë arritur një marrëveshje mbi paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë në përgjigje të luftës së Rusisë me...
09:18 | 16/07/2026

Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë

Irani paralajmëroi të enjten se do të shkatërrojë infrastrukturën rajonale nëse SHBA-të synojnë infrastrukturën iraniane, sipas raportimeve të mediave vendase. Ebrahim Zolfaghari, zëdhënës i Shtabit...
09:10 | 16/07/2026