Të shtënat në Drenas, kryeprokurori Gashi: Ngjarja nuk lidhet me procesin zgjedhor

12 Tetor 2025 | 17:43

Të shtëna me armë zjarri janë regjistrua këtë të dielë në Komoran të Drenasit. Lidhur me ngjarjen ka dhënë detaje të reja kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi. Gashi bëri me dije se ngjarja s’ka lidhje me procesin zgjedhor. Sipas tij të shtënat kanë ndodhur për një konflikt të mëparshëm.

“Arsyet e konfliktit nuk dihen në detaje, mirëpo sipas informatave të para që i kemi kjo lidhet me një mosmarrëveshje të hershme, të para tre javësh. Tre personat e dyshuar janë të përfshirë në grabitje dhe vepra tjera dhe nuk lidhet me procesin zgjedhor”, tha Gashi.

Kryeprokurori tha se deri tani asnjë person nuk është ndaluar lidhur me rastin, dhe se personat që kanë qenë të përfshirë në incident kanë arritur të arratisen.

Ngjarja, sipas policisë ka ndodhur rreth orës 14:30. Disa persona janë rrahur dhe kanë përdorur armë në rrugën “Shpëtim Robaj” në Komoran. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë mbajti mbledhjen e 73-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniçi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim...
12:08 | 08/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026