Të shtënat te klubi në Tiranë, në kërkim ish-bashkëjetuesi i Marinela Berishës
Disa të shtëna me armë brenda një klubi nate në kryeqytet u raportuan gjatë natës së ndërrimit të viteve përmes disa videove të publikuara në rrjete sociale.
Në videot e shpërndara në rrjetet sociale, dëgjohen qartë të shtënat gjatë performancës së një këngëtari i cili është detyruar të ndërpresë këngën dhe të largohet nga skena.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar policia e cila thotë se si rezultat i këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër.
Sipas burimeve të gazetares së Euronews Albania dyshohet se Jetmir Pepa është personi i cili ka qëlluar me armë në ajër. Pepa nuk është një emër i panjohur, pasi verën e shkuar është përfolur shumë për shkak se është ish-bashkëjetuesi i Marinela Berishës e cila qëlloi Klea Prengën në një nga lokalet e Tiranës ndërsa policia nuk preferoi të publikonte identitetin e autorit të dyshuar.
“Për arsye se hetimi vijon nuk mund të bëjmë me dije gjeneralitet e tij. Nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu policia thotë se me të marrë sinjalizimin për të shtëna me armë në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” me datë 01.01.2024, në orët e para të mëngjesit, efektivët kanë mbërritur menjëherë në lokalin e natës ku kanë shoqëruar dhe pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen shumë shtetas të cilët kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me ngjarjen.
Komisariati i Policisë Nr.2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit po punojnë për dokumentimin e plotë e ngjarjes si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjesisë penale të autorit të dyshuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit