“Të tregojmë pasurinë”- Basha: Vetingu i politikanëve të fillojë nga unë

5 Qershor 2023 | 10:56

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar përmes një postimi në facebook në lidhje me takimin me të rinjtë dhe simpatizantët që ai pati në Kamëz ditën e diel.

Në reagimin e tij Basha thekson se tashmë është koha që shqiptarët të majtë dhe të djathtë të bëhen bashkë dhe t’i japin fuqi zërit të tyre përmes listave të hapura.

Gjithashtu Basha, sfidoi sërish klasën politike, ku bën pjesë dhe vetë që të bëhet vetingu i politikanëve, për të parë cilët e justifikojnë pasurinë, cilët jo.

“Kënaqësi të bisedoja me të reja dhe të rinj të Kamzës, ku na u bashkuan edhe anëtarë e kontributorë të Partisë Demokratike.

Sot është koha që bashkë me shqiptarët, të majtë e të djathjë, t’i japim fuqi votës dhe zërit të qytetarëve përmes listave të hapura, vetting-ut në politikë, kufizimit të mandateve e votës së emigrantëve. Për këtë ne duhet të bëjmë gjithçka mundemi duke kërkuar edhe referendum.

Ata do mundohen të na pengojnë. Ata që duan monopol mbi politikën, median, ekonominë duan që Shqipëria të mbetet në duart e atyre të treve, siç ka qenë për mbi 30 vite. Por më 14 maj shumica i ka kthyer kurrizin treshes, dhe kjo i ka shqetësuar, prandaj kanë hapur sërisht thesin e mashtrimeve, që i thonë sot e i përgënjeshtrojnë po vetë nesër.

Unë kam vetëm një përgjigje për ata, dhe këdo që u beson atyre. Të hapim letrat dhe të tregojmë pasurinë e çdo politikani. Le ta fillojmë me mua dhe rrethin tim familjar dhe më pas me ata, fëmijët dhe familjarët e tyre. Të shohim a i justifikojnë apo jo? Ky është vettingu i politikanëve. Këtë se duan, sepse duan të baltosin dhe të godasin këdo që trazon agjendën e tyre.

Sot është koha që demokratët të ulin thikat, duke filluar nga ai që i ngriti i pari, sepse e kemi kundërshtarin politik të ulur këmbëkryq në familjet tonë me ndihmën e atij që nxiti këtë luftë brenda nesh.

Unë e mora vendimin tim! Vendosa të sakrifikoj veten në interes të demokratëve, duke duruar edhe gjithfarë mashtrimi. Ai ka bërë të kundërtën, sakrifikoi interesin e demokrateve për interesat e tij personale.  Për këtë, çdo ditë e më shumë, koha po na jep të drejtë”, shkruan Basha në facebook.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026