Të veshur me uniforma ushtarake, persona të armatosur sulmojnë një fermë në Ekuador! 7 viktima

24 Shkurt 2026 | 16:12

Persona të armatosur të veshur me uniforma ushtarake vranë shtatë persona në një bastisje të papritur në një fermë në Ekuadorin perëndimor. Sulmet me uniforma ushtarake janë bërë jashtëzakonisht të zakonshme pasi Ekuadori është nën kontrollin e bandave të trafikantëve të drogës që punojnë me kartele ndërkombëtare.

Masakra ndodhi në provincën perëndimore të Manabi-t, ku që nga 2 janari është vendosur gjendje e jashtëzakonshme, së bashku me tetë provinca të tjera.

Dhjetë burra, të veshur me uniforma ushtarak sulmuan një fermë të madhe në komunitetin e Hama-s dhe filluan të qëllonin me armë.  Përpara se t’i vrisnin, autorët i çuan viktimat në një oborr, i morën në pyetje, më pas i ekzekutuan dhe ikën nga deti.

Vendndodhja strategjike e Ekuadorit e ka bërë vendin një portë hyrëse për kokainën kolumbiane dhe peruane të destinuar për tregjet e SHBA-së dhe Evropës. Duke i shpallur luftë trafikut të drogës, presidenti ekuadoras Daniel Noboa ka vendosur ushtrinë kundër bandave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shefi i Volkswagen konfirmon planin për të shkurtuar 50,000 vende pune

Drejtori ekzekutiv i Volkswagen ka konfirmuar planet për të shkurtuar 50,000 vende pune të tjera, pavarësisht se bordi mbikëqyrës i prodhuesit të makinave e hodhi...
18:14 | 13/07/2026

Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, teksa Brukseli zbulon paketën prej 900 milionë €

Jared Kushner iu bashkua një konference të madhe të mbështetur nga BE-ja mbi Gazën nëpërmjet një lidhjeje video të hënën, ndërsa Brukseli nisi një iniciativë...
18:11 | 13/07/2026

Sulmet ukrainase në Rusi! Putin: Hakmarrja jonë do të jetë disa herë më e fuqishme

Presidenti rus Vladimir Putin tha të hënën se Moska do tu përgjigjet ashpër sulmeve ukrainase në territorin e saj. Putin bëri me dije se sulmet do të jenë disa...
17:57 | 13/07/2026