Të vetëpunësuarit duan paratë, Kushtetuesja shfuqizoi tatimin, kësti s’është kthyer
Të vetëpunësuarit fituan një betejë ligjore kundër qeverisë, por mes të dy palëve sot ekziston një ngërç.
Pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi ligjin për tatimin e profesionistëve të lirë, subjektet që parapaguan këstin e parë të detyrimit janë ende në pritje që t’u kthehen paratë.
Procedura që do të ndiqet është e paqartë, sepse mungon udhëzimi nga Ministria e Financave, megjithatë grupet e interesit thonë se detyrimi i paguar duhet t’u kthehet mbrapsht në formën e rimbursimit. Madje një variant tjetër, është që pagesa, t’u njihet si shumë e paguar për detyrime të tjera, duke u mbështetur në nenin 75 të ligjit “Për procedurat tatimore”.
Tashmë, ata presin që Ministria e Financave të nxjerrë vendimin dhe më pas të drejtohen në drejtoritë përkatëse tatimore.
Shuma e përgjithshme që Tatimet duhet të kthejnë mbrapsht, ende nuk është bërë publike, por dihet se janë një numër i madh biznesesh të cilët kanë paguar këstin që iu kërkua në muajin prill.
Pas padive të dorëzuara nga grupet e interesit edhe nga Partia Demokratike, Gjykata Kushtetuese vendosi në qershor në favor të profesionistëve të lirë, duke rrëzuar nenin që urdhëronte tatimin e tyre me 15 dhe 23%. Pas këtij vendimi, tatimi i këtij grupi do të nisë në vitin 2029, njësoj me bizneset e tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje