Të zhdukura prej muajsh në Austri, gjendet trupat e nënës dhe vajzës në frigorifer

18 Nëntor 2025 | 19:49

Trupat e një gruaje 34-vjeçare dhe vajzës së saj, 10 vjeç janë gjetur brenda frigoriferëve në një apartament në Austrinë perëndimore. Mbetjet mortore të gruas dhe fëmijës sirian, të cilët kishin qenë të zhdukur prej disa muajsh, u zbuluan të premten.

Frigoriferët ishin fshehur pas një muri ndarës prej gipsi në apartamentin, i cili ndodhej në qytetin e Innsbruck-ut. Dy burra, një austriak 55-vjeçar dhe vëllai i tij 53-vjeçar, u arrestuan në qershor. 55-vjeçari ishte një koleg i gruas siriane. Ai i tha policisë javën e kaluar se kishte ndodhur një aksident por mohoi vrasjen.

Emrat e personave të përfshirë nuk janë bërë të ditur nga policia, në përputhje me ligjin austriak. Zhdukja e tyre u raportua për herë të parë nga kushëriri i gruas, i cili jeton në Gjermani, më 25 korrik 2024.

Policia raportoi se 55-vjeçari u tha atyre në atë kohë se ajo kishte shkuar në një udhëtim të gjatë me fëmijën e saj për të vizituar prindërit e saj në Turqi. Më pas u zbulua se karta e saj bankare ishte përdorur jashtë vendit disa herë.

Por kur policia kontrolloi shtëpinë e gruas, u gjet telefoni i saj celular. Një dëshmitar raportoi gjithashtu se dëgjoi një zhurmë në apartament dhe britma “mami”, ditën kur të dy mendohej se ishin zhdukur.

Një hetim më i gjerë policor u nis, me oficerët që zbuluan mesazhe të ndryshme të dërguara nga telefoni i gruas, duke përfshirë një letër dorëheqjeje drejtuar punëdhënësit të saj dhe mesazhe drejtuar kolegut mashkull.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
20:22 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026