Teatri i Kukullave me hapësirë muzeale, pasurohet me kënd suveniresh e instalacione

4 Shtator 2025 | 17:00

Kryeqytetit së shpejti do t’i shtohet një hapësirë tjetër muzeale.

Në Teatrin e Kukullave ka nisur puna për pasurimin me ekspozitorë, kënd suveniresh dhe instalacione artistike, ku do të prezantohen arkiva të shfaqjeve të kukullave ndër vite, duke e bërë vizitën e vogëlushëve edhe më interesante për t’u njohur me magjinë e skenës.

Një pjesë e veçantë e godinës do t’i kushtohet historisë së saj si Parlamenti i Parë Shqiptar, aty ku u hodhën hapat e parë të jetës parlamentare në vend.

Dokumentet, fotografitë dhe objektet e ekspozuara do ta bëjnë këtë hapësirë një pikë referimi për vizitorë vendas dhe turistë të huaj, të cilët kanë shfaqur interes gjithnjë e më të madh për këtë aspekt të historisë.

Ndërkohë, repertori i shfaqjeve të Teatrit të Kukullave vijon të zgjerohet me premiera të reja dhe një interes gjithnjë në rritje nga publiku.

Vetëm gjatë këtij viti, pas përurimit të godinës së restauruar, janë dhënë mbi 120 shfaqje me mbi 17500 spektatorë, të vegjël dhe të rritur.

Shtatori shënoi dhe fillimin e sezonit të ri për Teatrin e Kukullave ku kanë nisur regjistrimet për të gjitha kurset e artit, ndërsa deri më 7 shtator do të organizohen ditë të hapura me fëmijët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026