TEC-et lundruese të Vlorës nuk do e ndotin mjedisin, pretendon zyrtari
Dy anijet për prodhim energjie të marra me qira nga qeveria do të jenë të ankoruara në një zonë pa turistë dhe do t’i nënshtrohen zgjidhjeve teknike që të mos ndikojnë në mjedis.
Kështu tha Arbër Avrami, administrator i ‘Albgaz’ në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania. Avrami u shpreh se TEC-et lundruese të Vlorës janë zgjidhje emergjente në kushtet e krizës energjetike ndërkombëtare, por e cilësoi sukses të madh të qeverisë mbylljen e marrëveshjes në këtë moment kur sipas tij, këto njësi lundruese janë mjaft të kërkuara edhe në botë.
“Anijet do të jenë të ankoruara në zonën e Triportit, një zonë pa turistë. Zgjidhja teknike që është menduar; sistemi ftohës që do të duhet që këto anije të punojnë, është një zgjidhje e mirëmenduar që të mos kenë efekt as në ujë, as në ajër”, tha Avrami
Ai sqaroi se paraprakisht është kryer një studim i thelluar për impaktin që mund të kenë në mjedis këto platforma.
“Jemi kujdesur që kjo zgjidhje të ketë përshtatje edhe me standardet mjedisore, është prodhim energjie duke përmbushur standardet mjedisore të Bankës Botërore”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare