Tejkaloi shpejtësinë, gjobitet me 104 mijë paund miliarderi finlandez
Një motorist 76-vjeçar është gjobitur me 104 mijë paund për shpejtësi sepse po ecte me 82 kilometra në orë, në një zonë që shpejtësia e lejuar është 48.
Bëhet fjalë për Anders Wiklof, një nga njerëzit më të pasur të Finlandës. Ai po ecte përgjatë një rruge në ishujt Aland, një arkipelag autonom në Detin Baltik që është pjesë e Finlandës dhe për shkak se Finlanda penalizon shoferët duke i gjobitur në bazë të të ardhurave të tyre, multimilioneri dhe biznesmeni Wiklof u godit me një gjobë të madhe.
“Unë ngadalësova, por direkt i pash sirenat e policisë pas meje,” – u shpreh Wiklof, të cilit krahas gjobës i është pezulluar patenta për 10 ditë.
“Më vjen vërtet keq për këtë çështje dhe shpresoj që paratë të përdoren për mirë,” – shtoi ai.
Në Finlandë, gjobat e shpejtësisë janë në përpjesëtim me të ardhurat e shoferëve, që do të thotë se multimilioneri duhej të paguante një gjobë të barabartë me 14 ditë të ardhura, që është 104,000 £.
Finlanda nuk është i vetmi vend që llogarit gjobat bazuar në të ardhurat e një shkelësi dhe shpejtësinë me të cilën ai po drejton. Të njëjtën gjë bën edhe Zvicra.
LEXONI GJITHASHTU:
Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen