Telefonata mes Putin dhe Macron, ndihma që i ofron presidenti francez
Përmes një bisede telefonike, Presidenti francez Emmnuel Macron i ka ofruar ndihmë Presidentit rus Vladimir Putin për të punuar me organizatat ndërkombëtare për heqjen e embargos ruse ndaj eksporteve të ushqimit ukrainas përmes Detit të Zi.
Zyra e presidentit francez njoftoi se Macron ka deklaruar se në Ukrainë nevojitet të ketë armëpushim, dhe se i ka shprehur Putinit shqetësimin e tij për situatën në Donbas dhe Mariupol, raporton Reuters.
“I kam bërë thirrje Rusisë që të përmbushë përgjegjësinë e saj ndërkombëtare si një anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke i dhënë fund këtij sulmi shkatërrues”, citohet të ketë thënë Macron.
Në një deklaratë pretendohet se Macron i ka bërë thirrje Rusisë për të përmbushur përgjegjësitë e saj ndërkombëtare si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke i dhënë fund luftës.
Sakaq, nga raportimet e mediave shtetërore ruse, mësohet se Putin i ka thënë Macron se Perëndimi duhet të ndalojë furnizimet me armë për Ukrainën.
LEXONI GJITHASHTU:
“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij