Televizioni publik rus ndërpret papritur fjalimin e Putinit

18 Mars 2022 | 17:32

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vlerësuar bashkimin e vendit dhe e ka cilësuar ‘operacion special’ ndërhyrjen në Ukrainë gjatë një fjalimi të mbajtur të premten në stadiumin ‘Luzhniki’ në Moskë.

“Vendi nuk ka pasur një bashkim të tillë prej shumë kohës”, tha Putin para një turme masive me flamuj në duar.

Putini e justifikoi veprimin duke përsëritur pretendimet se në Ukrainë kishte gjenocid në Donbas.

“Ndalimi i gjenocidit ishte qëllimi i operacionit special”, tha ai duke shtuar se civilët në Ukrainë i kanë mirëpritur trupat ruse.

Ndërsa Putin po përfundonte fjalimin, televizioni shtetëror e ndërpreu papritur duke transmetuar këngë patriotike që ishin kënduar më parë nga Oleg Gazmanov.

Pas rreth 5 minutash, fjalimi i Putinit është ritransmetuar nga fillimi deri në momentin kur lideri rus largohet nga skena.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve se ndërprerja erdhi për shkak të një problemi teknik në server raporton ‘Reuters’.

Një person që ka qenë i pranishëm në stadiumi i ka thënë ‘Reuters’ se  Putini u largua pas fjalimit pa pasur asnjë ndërprerje.

Ngjarja shënonte 8-vjetorin e aneksimittë Krimesë, por shumica e fjalimeve ishin për pushtimin e Ukrainës.

Policia e Moskës tha se më shumë se 200 mijë persona ishin mbledhur brenda dhe rreth stadiumit ku u zhvilluar finalja e botërorit të futbollit në 2018.

Të pranishmit në stadium mbanin në duar flamuj me simbolin ‘Z’, simbol që përdor ushtria ruse gjatë ndërhyrjes në Ukrainë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n

Rusia mund të nisë një fushatë “të kufizuar” ushtarake kundër një shteti të NATO-s vetëm një vit pasi të ketë përfunduar lufta në Ukrainë, paralajmëroi...
16:29 | 29/06/2026

Pas 4 muajsh nga fillimi i luftës, një aeroplan fluturon nga Irani në Emiratet e Bashkuara Arabe

Një aeroplan komercial fluturoi nga Irani në Emiratet e Bashkuara Arabe të hënën, në fluturimin e parë direkt midis dy vendeve që nga shpërthimi i...
16:26 | 29/06/2026

5 milionë dollarë për E Jean Carroll, Gjykata Supreme refuzon kërkesën e Trump për të apeluar vendimin

Gjykata supreme e SHBA-së refuzoi të hënën të dëgjonte kërkesën e presidentit amerikan, Donald Trump për të përmbysur një vendim prej 5 milionë dollarësh në favor të...
16:09 | 29/06/2026