Edhe pse e hëna nisi e ftohtë gjatë javës pritet që temperatura të rriten.
Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani tha për Euronews Albania se ditët në vijim do të sjellin rritje graduale të temperaturave që pritet të shkojnë deri në 20 gradë celsius.
Moti parashikohet i kthjellët dhe pa reshje.
Rritje të temperaturave do të ketë edhe në Kosovë dhe RMV, ku në fundjavë temperaturat priten 13-14 gradë celsius.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sot mblidhet bordi për përcaktimin e çmimit të karburanteve
- Numri i mësuesve për fëmijët me aftësi ndryshe i pamjaftueshëm, thotë Zaimi