“Temperatura shumë të ulta e ngrica në rrugë”, meteorologu tregon kur ngrohet moti
Në një lidhje live me Esmeralda Mulaj në Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit për këtë javë, duke theksuar se temperaturat do të jenë shumë të ulëta në të gjithë territorin shqiptar.
“Ajo çfarë do të jetë më problematike gjatë kësaj jave janë temperaturat e ajrit. Do të jenë mjaft të ulta në territorin tonë, duke bërë që në verilindje, të paktën deri ditën e mërkurë, vlerat minimale të zbresin deri në -10 gradë Celsius. Ndërsa në zonat malore të juglindjes, temperaturat mund të arrijnë deri në -8 gradë Celsius”, tha Osmani.
Ai shtoi se në ultësirën perëndimore, do të ketë gjithashtu temperatura të ulëta gjatë orëve të para të mëngjesit, ku minimumet do të jenë nga -1 deri në 5 gradë Celsius.
Përsa i përket mesditës të së hënës, Osmani theksoi se temperatura maksimale nuk do të kalojë 9 gradë Celsius në vijën bregdetare, ndërsa në zonat malore do të ketë temperatura rreth 0 apo -1 gradë Celsius.
“Në ditët në vazhdim, do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave, duke sjellë mot më të ngrohtë në fundjavë”, shtoi ai.
Meteorologu paralajmëroi gjithashtu mundësinë e ngricave në aksidentet rrugore, sidomos në zonat verilindore dhe juglindore.
“Por nuk përjashtohet mundësia e ngricave edhe në zonat e tjera gjatë orëve të natës”, theksoi ai.
Duke folur për erën, Osmani njoftoi se do të ketë erë me shpejtësi deri në 65 km në orë, kryesisht nga drejtimi verilindor, e cila do të kontribuojë në ndjesinë e temperaturave më të ftohta.
“Megjithatë, më e keqja ka kaluar dhe reshjet do të dobësohen gjatë ditëve në vazhdim”, përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor