Temperatura të ulëta, ja si do të mbyllen ditët e fundit të dhjetorit
Meterologu Hakil Osmani, një një lidhje live për Euronews Albania tha se pjesa më e madhe e kësaj jave pritet të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, por shumë e ftohtë.
Sipas tij, dita e sotme në orët e para të mëngjesit i ka regjistruar temperaturat në -6 gradë Celsius në zonat malore.
“Të ulëta do të jenë temperaturat edhe ditën e martë. Kemi shpeshti të vranësirave, rritje të lagështisë në ajër, ku gjatë orëve të mbasdites do të kalojë një sitem me vranësira, të cilat do të sjellin rrreshje të izoluar në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore do të kemi shfaqje të dëborës. Në orët e mbrëmjes, do të kemi përmisim të kushteve të motit, duke bërë që edhe dita e mërkurë të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshë”, tha Osmani.
Ndërkohë, ai theksoi se dita e mërkurë do të ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit, duke bërë që minimumet në zonat malore të zbresin në -8 gradë Celsius, ku akoma më të ulëta do të jenë në zonat malore.
“Gjatë orëve të mesditës, të mërkurën, do të ketë një rënie deri në pesë gradë Celsius. Dita e enjte dhe e premte mbeten në mbizotërimin e masave të ftohta ajrore, duke bërë që minimumet të jenë sërisht më të ulëta se vlerat normale, ku do të jenë në -8 ditë e enjte dhe do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit ditën e premte, duke bërë që minimumet të ngjiten në vlerën 6 gradë Celsisus. Fillimi i janarit data 1-2 do të ketë vranësira të shpeshta, më të dukshme do të jenë në ditën e premte duke bërë që i gjithë territori të jetë në mbizotërimin e vranësirave të dendura, të cila herë pas here do të krijojnë mundësi për rreshje shiu”, u shpreh Osmani.
Sakaq, ai theksoi se tempertaurat e ulëta do të shtojnë mundësinë për ngrica në akset rugore, në të gjithë lindjen e teritorit dhe jovetëm.
“Edhe vendet e rajonit do të kenë një rënie të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që në Kosovë deri në mesjavë minimumet të zbresin edhe në 10 gradë Celsius. Edhe Maqedoni e Veriut do të ketë temperature të ulëta, ku mesjava pritet të sjellë minimume në vlerat rreth -9 gradë Celsius. Pjesa e dytë e javës do të sjell një rritje të temperaturave për vendet e rajonit”, përfundoi meterologu.
Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup