Temperaturat e larta dëmtojnë kulturat bujqësore në fshatrat e Cërrikut
Vera ka qenë përvëluese për të dytin vit në vendin tonë. Efektet e saj negative kanë prekur kryesisht sektorin e bujqësisë, duke bërë që fermerët të rezultojnë me humbje, pavarësisht shpenzimeve dhe mundit.
Fermeri Yzeir Xhika nga fshati Shtëpanjë në Bashkinë e Cërrikut, tregon se sipërfaqet e mbjella me rrush dhe mollë janë dëmtuar.
66 vjeçari thotë se varieteti i mollës që ka mbjellë ka nevojë për temperatura të freskëta.
“Kemi 20 vjet që i kemi mbjellë mollët, nuk kam dalë keq, por kjo ngrohja ose vapa më tepër. Keq e kemi dhe me ujin me vaditjen. Spërkatje kërkojnë shumë, por unë meqë e bëj uthull mollën kam 7 vjet që nuk bëj spërkatje fare”, tha fermeri Yzeir Xhika.
Problem për fermerin e Cërrikut mbetet mungesa e vaditjes.
“Thatësira bëri të vetën këtë vit, por edhe një furtunë që ra një breshër e dëmtoi. Por breshëri s’para dëmton për uthull në kohë pjekje, por fortuna solli krimbat. Do bjerë se po si bërë spërkatje krimb do ketë. Unë uthull bëj por kam edhe vjet edhe sivjet nuk mund të bëj dot uthull sepse shumë pak kam”, tha ai më tej.
Edhe fermerët e tjerë në zonë flasin për dëmet që po pësojnë kulturat bujqësore si pasojë e të nxehtit të viteve të fundit.
“Edhe në vitet që do të vijnë do të jetë problem sepse ajri është kanceroz, po than ullirin, po than dardhën, kumbullën, nga një degë. Po kjo është kanceroze, menjëfjal nxëtësia do bëj punën e saj”, tha një tjetër fermer.
Cërriku veç vapës, këtë vit u prek edhe nga stuhia dhe breshëri i Korrikut dhe Gushtit.
LEXONI GJITHASHTU:
Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
LIVE-Dita e 32-të e marshimit, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. Njoftojnë nesër protestë para Parlamentit
- 21:24 Brazili me mungesa kundër Norvegjisë, Lucas Paqueta ka një dëmtim në kofshë pas ndeshjes me Japoninë
- 21:12 Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 21:06 BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
- 21:01 Britania: 80 mijë dollarë gjobë ose dënim me burg për punëdhënësit që marrin punëtorë të paligjshëm
- 20:52 Zelensky i përgjigjet Rusisë: Ukraina godet rafinerinë më të madhe dhe kryesore të naftës (VIDEO)
- 20:33 U ngjitën në majë të Empire State për të shpalosur një banderolë, arrestohet çifti pas propozimit për martesë