Temperaturat mbi 20 gradë mbushin Vlorën me qytetarë dhe turistë
Temperaturat e larta që kanë kaluar mbi 20 gradë kanë sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe të gjallë në qytetin e Vlorë, duke tërhequr qindra qytetarë dhe turistë drejt bregdetit.
Gjatë fundjavës, shumë vizitorë kanë zgjedhur të kalojnë kohën e lirë përgjatë shëtitores së lungomares dhe në zonat bregdetare të qytetit.
Ata janë parë duke shëtitur, duke shijuar rrezet e diellit dhe pamjen e detit, ndërsa moti i mirë ka krijuar kushte ideale për relaks dhe aktivitete në natyrë.
Prania e shumtë e qytetarëve dhe turistëve i ka dhënë qytetit një atmosferë tipike pranverore.
Plazhet dhe lokalet pranë detit kanë qenë ndër pikat më të frekuentuara, ku shumë njerëz kanë zgjedhur të shijojnë kafenë dhe momentet e qeta pranë bregdetit.
Temperaturat e larta për këtë periudhë duket se kanë sjellë një “shije vere” në Vlorë, duke e kthyer qytetin në një nga destinacionet më të preferuara për fundjavën.
Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen dy automjete, plagosen drejtuesit
Zjarr i madh në kodrat e Shtërmenit, në terren dhjetëra zjarrfikës
Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani
- 19:54 Nga zyra e kryeministrit britanik, në atë të shefit të NATO-s: Planet e Keir Starmer
- 19:53 Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa
- 19:32 Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë
- 19:12 Presidenti iranian: 6 miliardë dollarë të aseteve të ngrira në Katar do të kthehen
- 18:59 Të sëmurët dhe të plagosurit në Gaza nuk kanë qasje në trajtim mjekësor
- 18:56 Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen dy automjete, plagosen drejtuesit