Temperaturë dhe dhembje fyti, virozat e stinës mbushin spitalet
Viti i ri i ka gjetur spitalet e vendit plot me pacientë, që kërkojnë të marrin një mjekim më të specializuar. Shkak për fluksin e lartë të pacientëve drejt spitaleve dhe qëndrave shëndetësore, janë bërë virozat e stinës.
Mjekja specialiste në QSUT, Besjana Hysi, tha për Euronews se përgjithësi simptomat që kanë personat që kërkojnë ndihmën mjekësore janë temperatura e lartë, dhembje fyti dhe dobësi trupore.
“Ka pasur goxha ngarkesë, raste që kosiderohen të sëmurë kronikë, që janë rënduar si rezultat i ndryshimit të temperaturave, të virozave të stinës. Ka pasur një mbingarkesë sa i përket temperaturës, virozave. Përgjithësisht janë temperarturat e larta, dhimbje fyti, dobësi dhe dhimbje muskulare”, tha Hysi.
Virozat e stinës, shpeshherë ngatërrohen dhe me shenjat e Covid 19. Megjithatë mjekët thonë se janë dy viruse të ndryshme.
“Këto shenja janë prezente, Covid ndryshon nga prezenca e tamponit dhe këto që janë paraqitur me temperatua të larta kanë qënë negativ”, tha Hysi.
Mesatarisht në urgjencën e QSUT, vijnë rreth 245 të sëmurë në ditë, që kërkojnë ndihmën e buzave të bardha.
“Burrin nuk mbushej me frymë, e dërgoi doktori i Himarës në Vlorë që të bëj disa ilaçe, ata të Vlorës e dërguan këtu, thoshin që ishte zemra, tani doli mirë”, deklaroi një qytetare nga ambientet e jashtme të spitalit.
Mjekët u bëjnë thirrje pacientëve, që të mos drejtohen të gjithë në urgjencë, por të marrim trajtim në qëndrat shëndetësore.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë