Tensione gjatë rinumërimit të votave, Himçi: Fletët pa vulë kanë shkuar për PS-në

17 Qershor 2025 | 11:19

Në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti” në Tiranë, ka nisur rinumërimi i 2.323 kutive të votimit nga zgjedhjet e 11 majit, pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).

Gjatë këtij procesi, kandidati për deputet Blendi Himçi bashkë me vëzhguesit e PD-së, kontestojnë rinumërimin, duke pretenduar që fletë pa vulë janë konsideruar si të vlefshme për PS-në.

“Fleta hyn te kutia e të vlefshmeve, është vetëm më një vulë dhe vazhdojnë  e konstatojnë si të vlefshme, dhe vota sigurisht është për PS-në. Edhe fleta tjetër, që s’ka vulë farë është shënuar e vlefshme për numrin 5, për PS-në, pjesë e trenit bullgar. Po kërkojnë ti konstatojnë përsëri të vlefshme. Duhet bërë korrigjimi edhe i tabelës por jo vetëm, edhe konstatimi për pavlefshmëri i kësaj kutie. Për sa kohë futet një fletë bosh, e cila ka krijuar trenin bullgar dhe shikoni dhe rezultatin e kësaj qendre, është që kjo kuti të dali e gjitha e pavlefshme. Kjo është kërkesa jonë lidhur me këtë kuti votimi. Ky është një proces që ne e kemi konstatuar nga pamjet filmike. Po e rishikojmë dhe këtu dhe është një situatë skandaloze”, tha Himçi.

 

Procesi po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” në Tiranë dhe do të zhvillohet në dy faza të ndara, ku në fazën e parë do të numërohen votat për subjektet politike, ndërsa në fazën e dytë do të vijojë numërimi i votave për kandidatët për deputetë.

Numërimi po kryhet në 24 tavolina të dedikuara, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga tre subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, Partia Socialiste dhe Partia Mundësia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026