Tensione mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë. Adriatik Lapaj dërgohet në spital

5 Janar 2026 | 01:02

Forcat e policisë kanë ndërhyrë në orët e vona të mbrëmjes së të dielës për të larguar me forcë aktivistët e “Shqipëria Bëhet” nga vendi ku prej rreth një muaji po zhvillonin protestën, para godinës së Kryeministrisë.

Policia ka marrë me automjet karriget, batanijet dhe disa soba më gaz të cilat shërbenin për t’u ngrohur aktivistët, të cilët qëndronin para godinës së Kryeministrisë. Gjatë ndërhyrjes është lënduar edhe kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj. Dyshohet se Lapajt është lënduar në kokë nga një prej bombolave të gazit gjatë aksionit të policisë.

Aktivistët dhe policia kanë njoftuar ambulancën, e cila e ka transportuar atë me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë.

Aktivistë të Shqipëria Bëhet thanë se disa protestues që ishin para kryeministrisë janë shoqëruar nga policia. Mes aktivistëve dhe policisë ka pasur shpesh herë përplasje lidhur me vendosjen e çadrave dhe sendeve të tjera në sheshin kryesor para godinës qeveritare. Disa herë policia ka hequr nga sheshi çadrat dhe gjeneratorët që përdoreshin për energji dhe ngrohje nga protestuesit.

Që prej datës 8 dhjetor, “Shqipëria Bëhet” kishte nisur një protestë pa ndërprerje para godinës së Kryeministrisë.

Paraditen e së dielës, “Shqipëria bëhet” zhvilloi tubimin e radhës ku nuk munguan tensionet dhe përplasjes me forcat e rendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

“Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit

Një incident është regjistruar këtë të hënë ku një punonjëse e Kuvendit është rrëzuar nga shkallët teksa po ndiqte deputetin dhe kreun e Partisë Mundësia,...
21:41 | 27/07/2026

Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me incidentin e regjistruar këtë të hënë ku deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia,...
19:38 | 27/07/2026