Tensione në Elbasan: Bllokohet qendra e votimit në Tregan, incidente në Fushë Mbret

11 Maj 2025 | 15:00

Procesi zgjedhor në Elbasan është shoqëruar me tensione dhe incidente në disa zona. Në qendrën e votimit nr. 2194, që ndodhet në njësinë administrative Tregan, e djathta ka bllokuar përkohësisht votimin. Shkak për këtë është bërë prania e disa personave të paidentifikuar brenda qendrës së votimit, çka ka çuar në thirrjen e forcave të policisë për ndërhyrje.

Ndërkohë, debate janë regjistruar edhe në qendrën e votimit nr. 2350/1 në qytet, ku përfaqësues të forcave politike kanë pretenduar se persona të paautorizuar i janë afruar perimetrit të qendrës, megjithëse votimi nuk është ndërprerë.

Në Fushë Mbret, është raportuar për lëvizje të dyshimta të disa individëve të paautorizuar, të cilët dyshohet se janë udhëhequr nga kandidati i Partisë Demokratike, Aurel Bylykbashi. Ky i fundit është parë duke shëtitur pranë disa qendrave të votimit.

Policia po monitoron situatën dhe ka ndërhyrë aty ku është kërkuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026