Tensione në kryesinë e Kuvendit, garda rrethon godinën

6 Nëntor 2023 | 10:19

Deputetët e përjashtuar të grupit parlamentar të Partisë Demokratike nuk janë lejuar të hyjnë në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

“Deputetët nuk mund të ndalohet të mblidhen me grupin e tyre. Kjo është frika e Edi Ramës dhe një tmerr që nuk ka ndodhur në 32 vite pluralizëm,” – është dëgjuar Sali Berisha nga brenda godinës.

Ndërsa pati përplasje fizike me punonjësit e gardës, Flamur Noka u fut brenda përmes kangjëllave. Pjesa tjetër e deputetëve të përjashtuar u tërhoq për të lejuar kolegët e tjerë të futeshin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Dashnor Sula ishte i pari nga deputetët që lejoheshin që u fut brenda.

“Hapni derën se latë nam! Diktaturë! Burg! T’ju vijë turp,” – është dëgjuar të thotë ai.

Më pas ka hyrë dhe një pjesë e deputetëve që nuk janë përjashtuar, ndërsa Gazment Bardhi dhe Albana Vokshi kanë kërkuar shpjegime nga drejtuesit e Gardës se përse nuk mund të hyjnë as në ambientet e brendshme të kryesisë së Kuvendit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026