Tensione në një qendër votimi në Gjilan, ndërhyn policia
Disa qytetarë janë konfliktuar në një qendër votimi në shkollën “Agim Ramadani” në Zhegër të Gjilanit. Mediat në Kosovë raportojnë se ngjarja ka ndodhur pasi babë e bir kanë shkuar për të votuar.
Mësohet se komisionerët nuk kanë lejuar që djali të ndihmojë babanë e tij për të votuar pa pasur raport mjekësor.
Rrahman Agushi, menaxheri i kësaj qendre të votimit tha se situata u menaxhua mirë dhe i është rikthyer normalitetit. Lidhur me ngjarjen ka ndërhyrë edhe policia.
Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit ka sqaruar se ka ndodhur një konflikt por nuk ka patur përplasje.
“Realisht ka qenë një fjalosje mes një personit dhe zyrtarëve të qendrës. Nuk ka pasur përleshje. Prokurori dhe njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes”, deklaroi Hashani për Klankosova.
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android