Tensione në veri të Kosovës? Çerkini: Simbolet kombëtare mund të nxisin përplasje

12 Tetor 2025 | 22:30

Gazetarja nga Kosova, Vjosa Çerkini, në një lidhje direkte për emisionin Review në Euronews Albania me moderatoren Greta Topjana, ka folur për zhvillimet më të fundit pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë, ndërsa vazhdon numërimi i votave.

Sipas Çerkinit, situata aktualisht paraqitet e qetë, por ajo paralajmëron për mundësi të tensioneve në komunat veriore të vendit, ku dominon Lista Serbe.

“Rezultatet deri tani janë të publikuara në konferencën për shtyp që ka pasur në 19:30 nga kreu i KQZ në Kosovë. Në kryeqytetin e Kosovës, në bazë të votave që janë numëruar deri tani, është ai që kryeson. Në komunat veriore dominon Lista Serbe, në katër komunat veriore. Gjë që është pritur ku kryetarët shqiptarë priten të zëvendësohen nga ata serbë. Ndryshimi më i madh është pritur në Prishtinë dhe në komunat veriore. Deri tani është e qetë situata, por në bazë të raportimeve tani është një realitet i ri, se strukturat paralele nga Beogradi janë mbyllur edhe për kryetarët serbë. Do të jetë një realitet i ri dhe mund të sjellë përplasje në veri. Ato që mund të sjellin tensionet e para potencialisht mund të nisin për shkak të simboleve kombëtare,” – tha Çerkini.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë mbajti mbledhjen e 73-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniçi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim...
12:08 | 08/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026